Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraNë PeshkopiPërditshmëriPolitikëShqipëria

EMRI/ Ky është kandidati i propozuar tek PD për Bashkinë e Dibrës

Është zbuluar këtë të enjte kandidati që do të garojë për kryetar të Bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Dega e Partisë Demokratike në Dibër i ka propozuar qendrës emrin e Luan Hakës si kandidat për të garuar me 6 mars. Ndërkohë, që përzgjedhja e Hakës është bërë mes disa emrave të propozuar nga baza në degë, ku më pas u vendos që ai t’i propozohej kryesisë.

 

Luan Haka ka qenë i angazhuar prej shumë vitesh në Partinë Demokratike në Dibër. Ai ka mbajtur disa poste drejtuese në institucione kyçe në zonë, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të Prillit të vitit të kaluar, ai ishte kandidat për deputet në Qarkun Dibër i radhitur i pesti në listën e Partisë Demokratike.

Kandidatët që do të tentojnë të marrin drejtimin e Bashkisë së Dibrës është Rrahim Spahiu i Partisë Socialiste, Luan Haka i Partisë Demokratike dhe Premtim Kryemadhi i kampit të Berishës, i cili do të jetë në koalicion edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim./www.vizionplus.tv/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: