Lajme nga DibraPërditshmëriPersonaliteteShqipëria

Është arratisur? Shpallet në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llalla

Share

SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Burimet bëjnë me dije se  SPAK ka dërguar emrin e Llallës në Interpol, pas dënimit të tij me vendim të formës së prerë, me dy vite burg.

Mësohet se 24 orë pas nisjes së procedurave, SPAK ka dorëzuar dokumentacionin në Interpol dhe është bërë zyrtarisht shpallja në kërkim ndërkombëtar për Llallën.

Llalla ishte shpallur në kërkim kombëtar fillimisht pasi Policia e Shtetit shkoi në banesën e ish-kryeprokurorit por nuk e gjeti aty.

Nga vetë Llalla nuk ka pasur asnjë reagim gjatë gjithë kohës që ndodhet në arrati. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë. /albeu.com/

Një kafe nga ju!

Back to top button