BotaPërditshmëri

Facebook ndryshon emrin, tashmë do quhet ‘Meta’

Share

Facebook ka njoftuar zyrtarisht se ka ndryshuar emrin. 

Platforma më e madhe e rrjeteve sociale në botë tashmë do të quhet ‘Meta’, si pjesë e një riorganizimi të madh të kompanisë.

Një vendim i tillë u njoftua gjatë konferencës vjetore të Facebook nga themeluesi Mark Zuckerberg, i cili tha se kompania do të përfshinte më mirë atë që firma bën.

Shefi i gjigandit të teknologjisë tha se ndryshimi do të bashkonte aplikacionet dhe teknologjitë e tij të ndryshme nën një markë të re.

Emri i ri ‘Meta’ (Rrjedh nga termi informatik Meta-Data, i referohet gjerësisht idesë së një mjedisi virtual të përbashkët, i cili mund të aksesohet nga njerëz që përdorin pajisje të ndryshme komunikimi.

Gjithashtu, kompania zbuloi edhe logon e re në selinë e saj në Menlo Park, Kaliforni, duke zëvendësuar logon ‘Like’ me gishtin lart me një fjongo blu (simbol i infinit).

 

Ndryshimi i emrit vjen pas një serie historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e zbuluara nga një ish-punonjës.

Frances Haugen ka akuzuar kompaninë për vendosjen e “fitimeve mbi sigurinë”.

Në vitin 2015, Google ristrukturoi kompaninë e saj duke e quajtur firmën e saj mëmë ‘Alphabet’, por megjithatë, emri nuk ka arritur të ndryshohet.

© SYRI.net

Një kafe nga ju!

Back to top button