Diaspora DibranePërditshmëriPersonaliteteSocial Kulturore

Fenomeni Luiz…!

Share
Fenomeni Luiz… Nuk kam dashur të flas për Luiz Ejlin dhe as që dua t’a bëj tani, por do t‘a cek si fenomen. Prandaj kujt nuk i’a ndjen të mos më bëj as ”like”, ”share” dhe as ”koment”..!!
Big Brother si në çdo cep të globit është një emision i sajuar nga elita dhe i trashëguar tek po ata televizione të cilët ndjekin vijën udhërëfyese të elitës në fjalë. “Top-Channel.tv” është një televizion që u hap në sensin Kombëtar dhe i kaloi përmasat e tij, duke dal në aspektin ndërkombëtar, pra elita, futi duart thellë tek ky televizion pasi ndrroi jetë i ndjeri Tani i Topit.
Të vetmet emisione kulturore, historike dhe që i’a vlen t’i ndjekësh janë: “Gjurmë Shqiptare” e Marin Memës dhe “Inside Story” e skupeve denoncuese të gjithçkaje ndodh sot në Shqipëri. Ndërsa “Big Brother” është një emision degjenerues, i cili i mëson shqiptarët të çdo brezi, se si të luftojnë njëri tjetrin me kurthe dhe intriga. Asgjë më shumë se kaq, siç ka ndodhur ndër vite, dekada e shekuj tek shqiptarët, ku më i besuari është shitur apo është blerë vetëm për disa të holla apo lavdi shterpë të një titulli letre që thellë thellë, ka qenë për të fshirë menderen. Shikoni se çfarë ndodh, fenomeni Luiz sot tejkalon përmasat e shikueshmërisë me 4.4 miliard banorë në të gjithë planetin.
Këtë shikueshmëri nuk e ka as Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga themelimi i Kushtetutës së parë Amerikane. E pse ndodh kjo? Sepse, shqiptarët gjejnë vetëveten kur shohin lojrat e Big Brother, të Luizit apo të kujtdo tjeter që thurrin plane dhe intriga për shoqi-shoqin. Kjo nuk sjell kulturë, as edukatë, as parime në shoqëri. Kjo sjell një sistem utopik antivlerash, që Faik Konica e ka thënë shumë bukur në një ndër citatet e tij: E keqja e shqiptarit, vjen po nga vetë shqiptari. Nuk dua të demoralizoj askënd me këtë që po shkruaj, por dreqi t’a haj, pse jemi kaq negativë për njëri tjetrin këtë nuk e kuptoj?! Pyetje e cila e gjen përgjigjen vetëvetiu brenda. Kur bën bashkë dy shqiptarë, duhet me therr një tufë me bagëti; thoshte Bismarku. E pra bota na njeh më mirë se e njohim ne veten tonë. Kjo e thënë ndryshe; dy shqiptarë nuk janë bërë kurrë bashkë, qoftë për luftë apo për paqe. E ndërsa për kurthe, intriga, pazare kafenesh dhe zili ndaj njëri tjetrit, jemi bërë tog të gjithë. Ne jemi një popull që respektojmë më shumë kafenet se sa kultet fetare.
Ne jemi një popull që nuk falemi tek Zoti i gjithësisë por tek Imami, Prifti, kamarjeria e lokaleve apo shalët e sekretareve. Ne jemi një popull që nuk respektojmë babë dhe nënë, madje i vrasim ata nga pak e përditë, por që respektojmë çdo njeri tjetër që na del përpara jashtë shtëpisë. Ne nuk duam as motra dhe as vëllezër, madje kur bëjmë të flasim në telefon me Ta, duket sikur do japim e do marrim borxh tek njëri tjetri, e ndërsa një i jashtëm po të na kërkojë diçka, ne i falim shpirtin. Ne jemi po ata që në emigracion mundohemi t’a shklyejmë njëri tjetrin si ata qentë e rrugës dhe kur vijmë në Shqipëri apo kur dalim nëpër televizione flasim për “mirë” në emër të “Diasporës”, Diasporës së pjerdhur që nuk ka egzistuar kurrë! Ne jemi po prap ata që themi Greku, Serbi, Turku na i ka fajet, por kur vjen shqiptari nga Dardania, Ilirida apo gjetkë, i’a fusim sa krahu me çmimet dhe arrogancën tonë.
U munduan e gjithë Perëndimi të na bëjnë njerëz të kulturuar, por ne ndoqëm rrugën e Anadollit, të Bolshevizmit dhe të gjithë kulisave të errëta që fillojnë nga Lindja e Mesme dhe përfundojnë në Ballkan. Ne jemi po ata që në gen, gjak dhe damar, mbjellim vrerë, cinizëm, arrogancë, zili, antivlerë dhe intriga pafund dhe harrojmë se jeta është një dhe e shkurtër. E pra, askush nuk i ka mbijetuar errësirës dhe aq më pak shqiptari. Por mesa duket shqiptari errësirën e ka të ngulitur thellë në shpirt dhe të shkruar në ballë. Prandaj ne e njohim njëri tjetrin shumë mirë që nga fytyra. Kjo tregon se jemi unik në llojin tonë dhe fenomene të tilla si loja e Big Brother apo e Luiz Ejlit, na ngjizin, na sjellin identitetin tonë racorë. Geni dhe gjaku jonë është vetëm një fenomen lojë larg dhe asgjë më shumë se kaq. Andaj ne si Komb nuk kemi as vizion për të ardhmen, sepse të shkuarën dhe të tashmen e mbajmë fort të lidhur në gërmadhat e sëkeqes!

Një kafe nga ju!

Back to top button