Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Firmoset marrëveshja për njohjen reciproke të patentave Shqipëri-Gjermani

Share

Shqipëria dhe Gjermania kanë firmosur marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë gati 130 mijë shqiptarë rezidentë në Gjermani.

Ministrja Belinda Balluku bëri me dije se reformat krijuan besueshmërinë për autoritetet gjermane. Por Gjermania nuk është vendi i vetëm që ka vlerësuar progresin e Shqipërisë.

Aktualisht Shqipëria ka firmosur marrëveshje për me Italinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë dhe Emiratet e Bashkuara. Ndërkohë janë në proces marrëveshjet me Bosnje Hercegovinën, Spanjën, Turqinë dhe Arabinë Saudite.

Ndërsa Belgjika, Austria, Rumania, Çekia, Sllovenia dhe Polonia e njohin dhe e konvertojnë lejen e drejtimit shqiptar pa marrëveshje. Gjatë harkut kohor 2019-2021, më shumë se 15 mijë shqiptarë kanë konvertuar lejet e drejtimit në vendet ku banojnë falë këtyre marrëveshjeve./lajmifundit.al/

Një kafe nga ju!

Back to top button