Aktualitet dhe LajmeLajme nga Dibra

Gjendet shtetasi S.Ll, 64 vjeç, banues në njësinë Administrative Muhurr

Share

Dibër

Grupet e kërkimit të Policisë së Dibrës në bashkëpunim me banorët e zonës, në vijim të kërkimeve të pandërprera përgjatë lumit Drini i Zi, për gjetjen e shtetasit S.Ll, 64 vjeç, banues në njësinë Administrative Muhurr, i cili dyshohej se ishte mbytur, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pa jetë, rreth orës 17.00 të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur ‘Ura e Reçit’.

Nga kqyerja paraprake e trupit të pa jetë nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe parapakisht dyshohet që shkaku i vdekjes është mbytja në lum.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button