FetareSocial Kulturore

Gruaja e mirë

Share


E pyetën një njeri të urtë: “Na e përshkruaj gruan e mirë, gruan e cila e lumturon burrin e saj”? Ai u përgjigj: “Grua e mirë është ajo grua, e cila ruan dinjitetin dhe nderin e burrit të saj, e vlerëson atë, kujdeset për pasurinë e tij, e respekton familjen e tij, në prezencë të tij shfaq respekt ndaj tyre dhe në mungesë të tij, e nderon i nderon ata. Ajo do atë gjë që ai e do, ajo nuk e pëlqen atë gjë që ai nuk e pëlqen. Ajo i kushton rëndësi çdo gjëje, që ai i kushton rëndësi dhe ia kthen shpinën çdo gjëje, që ai ia kthen shpinën. Ajo zemërohet me atë gjë, që ai zemërohet dhe kënaqet me atë gjë, me të cilën ai është i kënaqur. Në qoftë se ai sjell pak furnizim në shtëpi, ajo e konsideron atë të shumtë e nëse ai sjell shumë, e falenderon atë. Ajo zgjohet nga gjumi më herët se ai dhe bie në gjumë më vonë se ai. Sillet butësisht, kur ai sillet ashpër dhe hesht, kur ai nevrikoset. Ajo nuk është e mefshtë përpara tij. Ajo nuk qan, kur ai qesh dhe nuk qesh, kur ai qan. Ajo nuk e kritikon për një punë që ai ka bërë. Ajo e lavdëron atë tek njerëzit e saj dhe u tregon komshinjve pozitën e tij të lartë. Ajo u tregon atyre anët pozitive të burrit të saj dhe i fsheh anët negative të tij. Ajo e ngushëllon atë, nëse është i pikëlluar dhe e qetëson atë, nëse është i shqetësuar. I qëndron tek koka, nëse është i sëmurë. E ndihmon atë, nëse ai ka nevojë e nëse ai është në vështirësi, ia lehtëson punën. E pret mir,ë kur ai hyn në shtëpi dhe e përcjell atë tek dera, kur ai largohet nga shtëpia. Ajo përzgjedh fjalët e duhura, kur i drejtohet atij. Ajo zbukurohet për të. Të keqen ia kthen me të mirë. Ajo falet – namaz vullnetar -, agjëron – agjërim vullnetar – dhe del nga shtëpia vetëm me lejen e burrit të saj. Ajo.. Ai që pyeti, e ngriti zërin dhe tha: “Mjafton me kaq, mjafton me kaq”. Marre nga ardhmeriaonline.com

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button