Aktualitet dhe LajmeBotaLajmi i funditPërditshmëri

Hap i madh drejt paqes në Ukrainë? Lavrov e Kulebo do takohen në Turqi

Share

Negociatat për arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë vijojnë të intensifikohen dhe kësaj radhe në bisedime, do të ulen kryediplomatët e dy vendeve.

Sipas mediave ndërkombëtare, ditën e enjte në Turqi do të zhvillohet një takim mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kulebo.

Lajmi konfirmohet dhe nga ministrit turk Cavusoglu, i cili tregon se negociatat do të mbahen në qytetin e Antalias.

Diten e sotme ka perfunduar edhe raundi i trete i negociatave mes dy vendeve.

Nje raund i mbyllur pa marreveshje ndonese e vetmja gje per te cilen eshte rene dakord kane qene korridoret humanitare per largimin e civileve nga zonat e rrezikut.

Pavaresisht tri raundeve te negociatave mes Ukraines dhe Rusise, luftimet mes dy vendeve vazhdojne ne territorin e ukrainas./lajmifundit.al/

Një kafe nga ju!

Back to top button