Aktualitet i ditësLajmi i funditShqipëria

Hapet për qarkullim aksi nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta!

Ndryshime në qarkullim për makinat që vijnë në kryeqytet nga autostrada Durrës-Tiranë

 

ARRSH njoftoi për ndryshime në qarkullimin e automjeteve që hyjnë e dalin nga Tirana pasi u hap për qarkullimin e mjeteve, aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta.

Sipas ARRSH, duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

Image

© SYRI.net

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: