Aktualitet dhe LajmeBotaLajmi i funditPërditshmëri

Heronjtë e SHBA, shqiptarët babë dhe bir përleshen me grabitësit për të shpëtuar të moshuarën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku babai dhe djali shqipar janë momentalisht njerëzit më të përmendur në SHBA.

Kjo, pas aktit të tyre heroik ku morën disa goditje me thikë ndërsa i dilnin në mbrojtje një gruaje që po grabitej.

Louie Suljovic 38-vjeç dhe babi i tij Qazim Suljovic, 68-vjeç, të cilët kanë në pronësinë e tyre një piceri në Queens, Neë York, konsiderohen si heronj në SHBA, pasi kanë ndërhyrë duke shpëtuar një të moshuar e cila u sulmua nga grabitësit.

Gjatë përleshjes babë dhe bir kanë marrë goditje me thikë dhe aktualisht ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Babai u godit me thikë nëntë herë dhe së bashku me djalin mori plagë të rënda në mushkëri, sipas prokurorëve dhe një të afërmi të tyre. Gruaja u godit gjithashtu me thikë në shpinë nga një prej grabitësve.

“Qazimi është në gjendje të rëndë. Louie po përmirësohet dhe besoj se do të jetë mirë. Ata janë heronj, vepruan menjëherë për të shpëtuar një të huaj“- tha kushërira e Qazimit, Remzija. Babai dhe djali po trajtohen në Spitalin Elmhurst, i njëjti objekt ku ata dhuruan ushqime për stafin dhe punonjësit e vijës së parë gjatë pandemisë Covid. Për të ndihmuar në shërimin e tyre është hapur edhe një GoFundMe, ku deri të martën janë mbledhur më shumë se 48,000 dollarë.

Policia i ka arrestuar dy personat që sulmuan gruan për ta grabitur./albeu.com

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: