Histori dhe TregimePersonaliteteThenje dhe aforizma

Nëse ke vëlla mos e li pa lexuar

Nga Elmaz Fida

Share

Dy vëllezërit

Një herë e një kohë, jetonin dy vëllezër, të cilët e siguronin jetesën duke punuar tokën e tyre të përbashkët.
Njëri nga vëllezërit ishte i martuar dhe kishte familje goxha të madhe, kurse tjetri ishte akoma beqar. Secili prej tyre kishte shtëpinë e tij.
Kur mblidhej bereqeti, ata i ndanin fitimet në mënyrë të barabartë, 50 me 50.
Një ditë, vëllai beqar mendoi me vete:”Kjo që bëjmë nuk është e drejtë. Ne e ndajmë bereqetin në mënyrë të barabartë, edhe pse nevojat e mia nuk janë të barabarta me nevojat e vëllait që ka familje të madhe.”
Teksa në mendje i vinin mendime të tilla, i lindi një ide, e cila iu duk brilante.
Që atë natë, filloi të çojë në magazinën e drithërave të vëllait nga një thes me drithë.
Nga ana tjetër, edhe vëllai i martuar filloi të mendojë për të ardhmen e vëllait beqar.
“Kjo që po bëjmë nuk është aspak e drejtë. Ne i ndajmë të ardhurat në mënyrë të barabartë, ndërkohë që unë jam i martuar dhe me fëmijë, kurse im vëlla është akoma beqar. Ai është i vetëm dhe i duhet të krijojë familje.” mendoi ai.
Që aty, vendosi që çdo natë të çojë një thes me drithëra tek magazina e vëllait të tij.
Vazhduan dy vëllezërit ta respektojnë çdo natë këtë vepër, gjë e cila zgjati për disa vite. Ndërkohë, në magazinat e secilit nuk vihej re asnjë mungesë në sasinë e drithërave.
Një natë të errët dy vëllezërit u takuan në mes të rrugës, secili me thesin në krahë. Kur e njohën njëri-tjetrin, e kuptuan se çfarë kishte ndodhur. Ata i lëshuan thasët përtokë dhe u përqafuan me mall dhe lot në sy.

Zot na bej te tille!

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button