Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëri

Humbi në ujërat e lumit Drin, gjendet pas 1 muaji trupi i pajetë i peshkatarit nga Dibra

Share

Është gjetur pas një muaji trupi i peshkatarit nga Dibra, i cili u mbyt më 26 dhjetor të vitit 2021.

Burime bëjnë me dije se trupi i Tofik Gjikës, 50-vjeç me origjinë nga Dibra është gjetur në ujërat e liqenit të Fierzës, në afërsi të fshatit Bushat të Kukësit.

Ai është gjetur nga familjarët e vetë 50-vjeçarit të cilët prej një muaji kanë shkuar duke kërkuar çdo ditë me varka për të afërmin e tyre.

Trupi i tij është dërguar fillimisht në morgun e spitalit të Kukësit dhe më pas është nisur drejt morgut në Tiranë.

Lajm u huazuar nga /www.oranews.tv/

Një kafe nga ju!

Back to top button