Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

I hapet rrugë aksesit për ndërtimin e Skavicës në Dibër

Teksa punimet për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë nisën në nëntor të vitit të shkuar, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi vetëm këtë javë lejen e ndërtimit për këtë vepër infrastrukturore.

Në mbledhjen e fundit të KKT datë 26 prill përveç kësaj pike kanë kaluar edhe një sërë lejesh të tjera të lidhura me energjinë ku së pari leja për nënstacionet që janë pjesë e projektit të linjës 400 kilovolt Shqipëri-Maqedoni me Zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit. Një tjetër leje që bie në sy është ajo dhënë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për ndërtimin e rrugëve të aksesit që do të përdoren për ndërtimin e HEC-t të Skavicës.

KKT gjithashtu ka miratuar 5 leje ndërtimi për hidrocentrale në zonën e Dibrës dhe Peshkopisë ndërkohë që ka shtyrë afatin për 3 leje të tjera HEC-esh.

Në Pukë është miratuar leja për turbina eolike.

Në pikën 24 ka miratuar ndryshimin e subjektit zhvillues për objektin “Resort Turistik 2, 3 dhe 4 kate me parkime nëntokë “Manastiri Resort”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”.

Ky resort nga ana e qeverisë fitoi statusin e investimit strategjik në fund të 2021-it me një vendim të Komitetit të Investimeve Stategjike. Projekti zë një sipërfaqe zhvillimi prej 53,467 m², pronë private, në Zonën Kadastrale 2297, në Ksamil, Bashkia Sarandë.

Vlera e investimit sipas dokumenteve vlerësohet në 28 milionë euro dhe kompania e cila fitoi statusin ishte ALB-Star./mattv.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: