Aktualitet dhe LajmePërditshmëriShqipëria

I vendoset tritol banesës së gazetarit në Lezhë

Share

Një sasi tritoli i është vendosur një banese në qytetin e Lezhës pak pas mesnate. Mësohet se lënda plasëse i është vendosur pjesës së jashtme të banesës së gazetarit Elidon Ndreka, në fshatin Balldren.

Mësohet se Ndreka është shprehur se nuk ka konflikte me njeri dhe arsyeja e vetme që mund të jetë bërë për vendosjen e lëndës plasëse është puna e tij si gazetar.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Source link

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button