Lajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëri

I zhdukuri Shupenzë, familjarët e tij bëjnë apel

Prej 9 ditësh rezulton i zhdukur shtetasi Sadik Xheka, 80 vjeç, banues në Shupenzë. Njoftimi është bërë nga djali i tij pasi që me datë 15 Janar ai nuk është kthyer në banesë. Djali thotë se babai i tij vuan nga skleroza. Ndërkohë të afërm e banorë të fshatit bëjnë apel që të gjendet 80 vjeçari. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të jetë parë për herë të fundit.

Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme. Në rast se dikush ka informacion për shtetasin e lartëpërmendur telefononi në nr 112 ose në nr 0694110216./mattv.al/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: