Aktualitet i ditësPersonalitetePolitikëShqipëria

Ilir Meta i nxjerr “të palarat” Lulzim Bashës: Mu ule në gjunjë me lot në sy! (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër mbrëmjen e sotme kryetarin e opozitës Lulzim basha të cilin jo vetëm e quajti atë një gënjeshtar por nxorri detaje nga bisedat e tyre dhe ato që ai i quajti përgjërime.

Duke iu referuar protestës së 8 qershorit dhe mos marrjes pjesë në zgjedhje, Meta zbuloi një takim mes tyre ku dy politikanët gjendeshin në Gjermani.

Sipas Presidentit Basha iu është lutur me lot në sy duke i kërkuar atij të shtyjë zgjedhjet dhe të ndalojë protestën e 8 qershorit të thirrur nga vetë kryedemokrati.

Ilir Meta: Presidenti i Republikës gjendej në Gjermani, vizitë e planifikuar prej kohësh aty ku erdhi edhe kreu i PD, Lulzim  Basha dhe iu lutur Presidentit të Republikës, duke iu përgjëruar me lot në sy që të anullonte protestën e opozitës në 8 qershor dhe të shtyente zgjedhjet.

Kjo sepse sipas Bashës protesta e zhvilluar nga ai do të angravonte në dhunë dhe nuk e kontrollonte dot më popullin opozitar dhe se ai vetë, Lulzim Basha do të ishte përgjegjësi kryesor për pasojat e dhunës që do të ndodhnin.

I trembur nga populli opozitar pasi e gënjente duke deklaruar se me 8 qershor do të bëhej hataja, Lulzim Basha iu ul në gjunjë presidentit duke iu lutur ta anullonte dhe të shtynte zgjedhjet përpara mitingut të 8 qershorit.

Ai më kërkoi që kjo të ndodhte nga Gjermania ku ndodhesha për vizitë./albeu.com/

 

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: