PërditshmëriPolitikëShqipëria

Incident në konferencës e Ramës me Merkel: Mbylleni këtu, nuk iu ka asnjë borxh! (VIDEO)

Share

Nuk ka kaluar pa përplasje as konferenca e kryeministrit Rama me kancelaren Angela Merkel ditën e sotme në Tiranë.

Në fund të konferencës, gazetarët nga Kosova kanë kërkuar të bëjnë pyetje por janë ndaluar nga kryeministri Rama.

Pas disa pyetjeve, moderatorja ndërhyri duke lajmëruar edhe mbylljen e konferencës pa ua dhënë fjalën asnjë herë gazetarëve që kishin ardhur nga Kosova për të marrë pjesë në konferencë.

Menjëherë ata kanë reaguar duke iu adresuar kreut të qeverisë për padrejtësi, ndërsa Rama u shfajësua duke përdorur axhendën e ngarkuar të kancelares Merkel.

MOMENTI I PËRPLASJES:

Moderatorja: Për shkak të axhendës duhet ta mbyllim.

Gazetarët: Mediat e Kosovës…Zoti Rama, jemi dhe ne këtu.

Edi Rama: Me mua po por zonja Merkel nuk iu ka asnjë borxh.

Gazetarët: Mediat e Kosovës…asnjë nga ne se le…në fakt e patën për zonjën Merkel. /albeu.com/

 

Një kafe nga ju!

Back to top button