Aktualitet i ditësLajmi i funditShqipëria

INSTAT: Mbi 600 mijë shqiptarë jetojnë në kufirin e rrezikut për të qenë të varfër

621.5 mijë persona jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër në vend. Këto janë të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave për 2020 që flasin për një normë në rënie të rrezikut për të qenë i varfër në raport me vitin 2019, kur ky tregues ishte në 659.1 mijë persona.

Ulja e këtij kufiri që sipas Instat zbriti në 21.8%  vitin e kaluar, tregon se niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare të disponueshme është rritur, shkruan Tch.

Sipas anketës së Instat për matjen e të ardhurave dhe nivelit të jetesës në Shqipëri, ky tregues i referohet personave që janë në rrezik për të qenë të varfër ose që jetojnë në familje me intensitet të ulët punësimi është vlerësuar në 43.4%, nga 46.2 % që llogaritej në vitin 2019.

Por, me gjithë shifrat e përmirësuara të Instat Shqipëria ka shkallën më të lartë të varfërisë në rajon, teksa edhe mbulimi i saj me mbrojtje sociale është ndër më të ulëta.

Këtë e evidenton edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit për Shqipërinë sipas të cilit tërmeti i nëntorit dhe pandemia Covid-19 rritën varfërinë me 0.8% në vend në 2020-ën duke bërë që rreth 32.6% e popullsisë apo një e treta e saj të konsiderohej e varfër, pra që jetojnë me më pak se 5.5. dollarë në ditë.

Pas Shqipërisë sipas raportit të FMN-së në vendet e Ballkanit Perëndimor listohet Kosova me rritjen më të madhe të shkallës së varfërisë në 23.4%, ndjekur nga Mali i Zi me 20%, Maqedonia 18% dhe Serbia llogaritet të ketë një shkallë varfërie prej 17.4% më e ulëta në rajon./lajmifundit.al/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: