Aktualitet i ditësLajmi i funditPersonalitetePolitikë

Intelektuali i njohur dibran Zenel Hoxha, për situatën politike pas muajit shtator

Dibrani i niohur Zenel Hoxha i cili eshte njekohesisht edhe President dhe CEO në Dhomën Britanike-Shqiptare të Tregtisë dhe Industrisë, ku shkruan ne rrjetin e tij social Facebook per situaten politike ne vend edhe cfare pritet te ndodh:
Erërat Atlantike do fryjnë më fort në Shtator.
Ndërkohë që në Tiranë ka ende nga ata që synojnë “t’i thyejnë dhëmbët imperializmit amerikan,” Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të insistojnë tek dëshira e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për ta shkëputur Shqipërinë nga e shkuara.
Këmbëngulja amerikane, në këtë aspekt, u dëshmua sot nga Demian Smith, Zv. Ambasadori i sapoardhur në Tiranë, në aktivitetin për përfundimin e trajnimit të hetuesve të Byrosë së Hetimit nga FBI amerikane. Paralajmërimi se ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar është një sinjal që ngrihet mbi zhurmën që përpiqen të prodhojnë mbrojtësit e status-kuosë dhe të inkriminuarit e frikësuar.
Këtyre të fundit, si dhe të gjithë atyre që vazhdojnë t’i mbrojnë dhe t’u ofrojnë mburojë politike, u duhet sjellë në vëmendje një lajm i rëndësishëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nikaragua është një tjetër vend ku Shtetet e Bashkuara janë investuar maksimalisht për të luftuar kapjen e shtetit, autoritarizmin dhe korrupsionin. Nëse fillimisht SHBA sanksionuan liderët e vendit, çiftin Ortega-Murillo, prej ditës së sotme aty janë sanksionuar edhe 50 individë që nuk dëgjuan sirenat amerikane dhe vazhduan t’i shërbenin me devotshmëri regjimit.
Kjo tregon përshkallëzimin e vendosmërisë amerikane për të rritur llogaridhënien dhe se lufta kundër korrupsionit në rang global ka fokusin dhe përparësinë maksimale si çështje e sigurisë kombëtare për SHBA.
Me ardhjen e Shtatorit, erëra edhe më të forta atlantike do fryjnë në brigjet shqiptare.
Z.H 6.8.21

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: