Aktualitet i ditës

Ish deputeti dibran Perparim Spahiu

Situata parazgjedhore ne fokus

Koçijanciç mohon “suksesin” e dyfishimit të kushteve për negociatat!?

Koçijanciç sa torturohet kot për të mbështetur deklaratat, që as nuk ekzistojnë dhe as nuk janë bërë nga BE në Tiranë keto ditë, le të flasë më mire për “sukseset” madhështore të saj.

Nën drejtimin e “suksesshëm” të Sorekës në Tiranë nga 5 kushte për hapjen e negociatave u bënë 10 kushte për hapjen e tyre dhe as që nuk dihet më se kur do hapen këto negociata.

Me mbështetjen ” e ndritur” dhe të drejtpërdrejtë të Sorekës Shqiperia bëri votimet komuniste të 30 Qershorit duke përmbushur plotesisht dhe me “sukses” të plotë standartet e Koresë së Veriut dhe duke shkatërruar çdo standart të BE.

Falë “luftës shumë të suksesshme” kundër korrupsionit të prirë nga Soreka Shqipëria për herë të parë arrin të jetë vendi i tretë në botë për korrupsion.

Me mbështetjen e pakursyer të Sorekës administrata publike “u depolitizua” duke i futur jo me dhjetëra, por me mijëra militantë partie siç denoncoi Zëri i Amerikes rekrutimet në burgje.

Falë drejtimit të Sorekës reforma në drejtësi, apo “perla” siç thotë ai vetë, po “ecën aq mirë” në Shqipëri e cila mbeti edhe pa Gjykata dhe drejtësia u kap, sa që BE i rekomandon Maqedonisë që të mos e bejë fare një gjë të tille.

Me këtë ritëm të “shkëlqyer” të “sukseseve” të BE në Tiranë dhe heshtjes “madhështore” të sajë ndaj kapjes së shtetit kushtet vetëm po shtohen me dyfish.

Koçijanciç padrejtesisht nuk po flet për këto “suksese” të BE në Tiranë ndaj edhe po ofrohemi ta ndihmojmë që ti njohë ato dhe ti promovojë si nje histori impresionante “suksesi” të pashoq të realizimit të kapjes së shtetit dhe mbretërimit të narkoshtetit e korrupsionit në një vend kandidat për në BE siç është Shqiperia.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: