Aktualitet i ditësPolitikëShqipëriaTurizëm

Ish deputetja e Dibrës merr postin e rëndësishëm, emërohet zv/ministre

Almira Xhembulla do të jetë zv. ministre e Mjedisit dhe Turizmit.

Xhembulla ka qenë deputete e Partisë Socialiste në legjislacionin e kaluar. Emërimi i saj vjen pak ditë pas emërimit si zv.ministre në këtë ministri të drejtuar tashmë nga Mirela Kumbaro, Vilma Bellos.

Xhembulla është lindur në Dibër, më 6 shkurt 1979. Ka përfunduar studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi në vitin 2001 dhe në 2013 ka kryer sudimet Master pranë Universitetit Europian të Tiranës, dega Marrëdhënie Publike/Politikë-Institucionale. Është trajnuar më tej në fusha të ndryshme ekspertize, si Avokatësi dhe Lobim në Oksford, “Zhvillimi i sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme” në Torino dhe shumë trajnime mbi menaxhimin e organizatave, zhvillimin rural dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, të gjitha këto nga ekspertë ndërkombëtarë. Almira ka punuar në sektorin e shoqërisë civile që nga viti 2002. Fillimisht ka punuar si oficere projekti për rininë pranë Qendrës së Edukimit dhe Komunikimit në Peshkopi, projekt danez.

Më vonë, në 2004 si Këshilltare për Avokatësinë dhe Lobimin pranë SNV Ballkan (Organizatë Hollandeze për Zhvillim). Që nga 2012 e deri më sot ka punuar si këshilltare për Avokatësinë dhe Çështjet Gjinore pranë Fondacionit Ndërkombëtar CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit). Almira njihet për rolin e saj aktiv në promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave në Shqipëri. Gjithashtu, ajo ka qenë shumë e përfshirë në fushatat e ndryshme të avokatësisë dhe lobimit, për të krijuar një mjedis ligjor të përshtatshëm për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. Almira ka dhënë një kontribut real në promovimin e vlerave njerëzore, natyrore dhe turistike të rajonit të Dibrës në të gjitha nivelet, dhe është pjesë e një rrjeti të gjerë shoqatash e organizatash në Shqipëri. Është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze dhe asaj italiane.

Huazuar nga Mattv.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: