Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Izet Haxhia shpallet fajtor për vrasjen e Azem Hajdarit, Gjykata e Tiranës e dënon me 21 vite burgim

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg Izet Haxhinë, ish-truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha, shkruan newsbomb.al. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e pishtarit të demokracisë Azem Hajdari, më 12 shtator 1998.

Togat e zeza kanë dhënë sot vendimin për të, për akuzën “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim. Izet Haxhia do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, por më parë çështja do të kalojë dhe në Gjykatën e Apelit.

Ish-truproja e Sali Berishës pretendon se është i pafajshëm dhe pritet që me zbardhjen dhe arsyetimin e vendimit të sotëm nga Gjykata e Tiranës, përmes avokatit të bëhet rekurs në Apel për rrëzimin e dënimit të sotëm, shkruan newsbomb.al.

Edhe më parë, Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit, por ai nuk e ka pranuar akuzën dhe kërkoi rigjykim me pretendimin se zotëronte prova të reja. Pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia fitoi të drejtën e rigjykimit sepse ishte dënuar në mungesë.

Vendimi i sotëm duket se e ka “shtangur” ish-truprojën e Berishës pasi priste pafajësinë dhe dërgimin e tjetër kujt në gjyq.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: