Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Ja dhe vendi i dytë që njeh zyrtarisht patentat shqiptare

Share

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë në mbledhjen e qeverisë marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

Në njoftimin e publikuar nga Kryeministria bëhet me dije se ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në faqen zyrtare.

Vendimi:

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Një kafe nga ju!

Back to top button