AktualitetAktualitet i ditësLajme nga Dibra

“Ja sa lekë u gjetën brenda makinës në Maqellarë”, kandidati i PD: Kush po i shpërndan. Ne jemi jetë a vdekje këtu!

Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Luan Haka, i pesti në listë, flet për bllokimin e makinës me lekë në Maqellarë.

Gazetari Enver Doçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” mesazhin e Hakës, i cili thotë se brenda mjetit të bllokuar nga përfaqësues të PD janë gjetur 5 milionë lekë, që sipas tij, do të shpërndaheshin për blerje votash.

Ai thekson se kanë pasur edhe raste të tjera, ku kanë marrë informacione se PS po shpërndan lekë dhe kanë ndërhyrë.

“Kishim tre ditë që ndiqnim të gjitha makinat. I dimë kush shpërndan lekë, të njëjtat persona që kanë fituar përherë zgjedhjet me mashtrime. Para këtij momenti që të bllokonim këtë makinë, ishim në fshatin Kllupcisht, atje po bëhej gati shpërndarja e lekëve. Në atë moment, morëm informacion për këtë makinë dhe erdhëm e bllokuam. U gjetën 5 milionë lekë në makinën e bllokuar dhe lista me të gjitha fshatrat që do shpërndanin, por nuk është vetëm ky, janë tre-katër tjetër, i kanë të ndara zonat. Kjo është e Milaimit, tjetri Dionisi, etj., se këta janë specialistë. Këta mendojnë se do të poshtërojnë popullin e Maqellarës.

Ne jemi 24 orë në vëzhgim, pa gjumë fare. Nuk është vetëm ky moment, mbrëmë patëm probleme në Luzni. Në 3 të natës kemi shkuar 40 veta në Luzni. I futën po të njëjtat persona nëpër shtëpi dhe u mbyllën brenda. Grupet tona janë të gatshme gjithandej, nuk i lëmë tolerim fare. Ne jemi jetë a vdekje këtu, nuk fitohet vota me lekë”, tha Haka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: