Përditshmëri

KAS pranon kërkesën e PS-së për fletën e votimit me numra, rrëzon PD-në

Share

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për fletën e votimit, duke rrëzuar kështu propozimin e koalicionit të Partisë Demokratike të regjistruar me emrin PD-AN.

PS kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD.

Sipas KAS, orientimi i fletës së votimit do të jetë horizontale. “Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim.”, tha përfaqësuesi i KAS.

Burime për gazetarin e ‘News24 dhe ‘BalkanWeb’ Ergys Gjençaj bënë me dije se Partia Demokratike do të ankimojë vendimin në Kolegjin Zgjedhor. Kujtojmë se PD kërkonte që fleta e votimit të ishte me emra kandidatësh në formatin “portrait” ose të shkruar në mënyrë vertikale. Me vendimin që mori sot KAS, nëse do të jetë në fuqi ky model, në zgjedhjet e 25 prillit qytetarët do të zgjedhin për të votuar kandidatin e preferuar jo me emrin e tij, por në numrin përkatës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

 

Një kafe nga ju!

Back to top button