Aktualitet dhe LajmeBotaLajmi i funditPërditshmëri

“Kemi një marrëveshje”, Ukraina mbyll bisedimet me Rusinë

Ukraina thotë se ka arritur “mirëkuptim të përbashkët” me Rusinë për evakuimin e civilëve, me armëpushim të mundshëm të përkohshëm, shkruan Sky News.

Pas bisedimeve të paqes midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas, të dy palët kanë rënë dakord të ofrojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve.

Një zyrtar ukrainas tha se marrëveshja përfshinte një armëpushim të mundshëm të përkohshëm gjatë evakuimeve.

Pala ukrainase tha se nuk mori rezultatet që donte – pasi kishte hyrë në bisedime duke shpresuar për një armëpushim të plotë dhe tërheqje ruse – por kjo mund të sinjalizojë një hap pozitiv.

Zyrtarët kanë rënë dakord të mbajnë së shpejti një raund të tretë bisedimesh./lajmifundit.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: