Aktualitet dhe LajmeBulqizëLajme nga DibraPërditshmëriSport dhe Fitnes

KF Bulqiza zyrtarisht në kategorinë II; Bashkia Bulqizë zhvillon ceremoni të posaçme

Suksese ne vazhdim

Share

KF Bulqiza zyrtarisht në kategorinë II; Bashkia Bulqizë zhvillon ceremoni të posaçme Pas një paraqitjeje futbollistike shumë të kënaqshme gjatë vitit që lamë pas, KF Bulqiza për herë të parë është ngjitur zyrtarisht në kategorinë e dytë. Në lidhje me këtë event.

 

Bashkia Bulqizë organizoi një ceremoni të posaçme, ku ndër të tjera u shpërndanë medaljet për lojtarët e skuadrës, një kupë simbolike për KF Bulqiza dhe certifikata mirënjohjeje nga Bashkia për persona që kanë kontribuar në rrugëtimin e skuadrës. Ceremonia e zhvilluar në mjediset e Bashkisë nën masa të kujdesshme ndaj pandemisë COVID-19.

Nisi me fjalën e Kryebashkiakut Lefter Alla, i cili në fjalën e tij renditi edhe arsyet kryesore të mbështetjes që ka treguar ndaj futbollit bulqizak gjatë vitit të fundit. “E para, dua ta theksoj që në fillim se një qytet i shëndetshëm dhe aktiv, njeh vlerën e jetesës aktive, aktivitetit fizik dhe sportit. Së dyti, dua të theksoj se pavarësisht sipërmarrjeve private në fushën e sportit, pushteti vendor duhet të ketë një rol shumë aktiv, madje parësor në ngritjen, mbështetjen dhe konsolidimin e sporteve të ndryshme brenda territoreve që drejtojnë. Së treti, aktivitet sportive, e sidomos kur rezultatet janë pozitive, padyshim që shërbejnë edhe në promovimin e qytetit, gjë kjo shumë e rëndësishme për ditët që jetojmë. Një tjetër arsye e rëndësishme se përse kemi këmbëngulur në ringritjen e KF Bulqiza është edhe çuarja më tej e traditës së sportit bulqizak.”, tha Alla ndër të tjera. Duke mos përjashtuar kontributin e madh të shumë emrave ndër vite, qofshin këta në futboll, volejboll, ski, mundje, në hedhjen e gjyles, hipizëm, etj., Alla tha se përsa i përket futbollit nuk mund të hidhen poshtë përpjekjet e bëra kryesisht pas viteve ‘90 nga trajnerët dhe mësuesit e pasionuar si Sabri Abdiu, Tomor Shahini, Ilir Disha, Rami Hoxha, Artan Greva, Hakik Çekiçi, etj., të cilët kanë punuar me shpirt për ta ngritur futbollin në Bulqizë. Së fundmi, Alla bëri edhe një apel në lidhje me donatorët e mundshëm që mund të mbështesin KF Bulqiza në rrugëtimin e tij. “Dua të bëj një apel shumë të hapur dhe miqësor. Sigurisht që unë personalisht, qofsha kryetar i Bashkisë Bulqizë, ose jo, do ta vazhdoj mbështetjen time për KF Bulqiza. Kjo skuadër është dhe do të jetë krenaria e qytetit tonë. Por, për ta çuar atë edhe më tej, ftoj të gjithë aktorët e ndryshëm social, biznesmenë, qytetarë e sportdashës, që jetojnë këtu apo jashtë vendit, të cilët kanë mundësi të kontribuojnë, që të na bashkohen në fuqizimin e KF Bulqiza. Le të bëhemi bashkë për ta futur KF Bulqiza në listën e skuadrave më të suksesshme në vendin tonë.”, vijoi ai.

Ceremonia vijoi më tej me fjalën e trajnerit të KF Bulqiza, Hakik Çekiçi, i cili u shpreh entuziast se me mbështetjen e Bashkisë dhe donatorëve të ndryshëm dhe me vullnetin dhe këmbënguljen e djemve të skuadrës që drejton, futbolli bulqizak mund të zhvillohet dhe të arrijë në nivelet e skuadrave më të mira në vend dhe me gjerë.

Në emër të Klubit, administratori Andi Topi i dorëzoi Kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla trofeun e mirënjohjes, fanellën me Nr.1 me mbishkrimin L.ALLA, si edhe topin e firmosur nga i gjithë ekipi njëherazi. Gjatë fjalës së tij, Kapiteni i skuadrës Mirjan Pepa falenderoi të gjithë shokët e ekipit për lojën këmbëngulëse dhe bashkëpunimin që treguan gjatë gjithë vitit, duke bërë që KF Bulqiza të ngjitet për herë të parë në Kategorinë e dytë. Ai shprehu mirënjohje ndaj trajnerit Hakik Çekiçi për profesionalizmin e treguar në drejtimin e skuadrës, si edhe ndaj kryebashkiakut Alla, i cili i ka shoqëruar dhe mbështetuar ata në çdo ndeshje.

Në fund të ceremonisë, Kryetari i Bashkisë Lefter Alla dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Gëzim Xhafa shpërndanë medaljet për lojtarët e skuadrës, si edhe certifikat e mirënjohjes për personat që kanë kontribuar në rrugëtimin e KF Bulqiza. Më poshtë, fjala e mbajtur nga Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla gjatë ceremonisë së zhvilluar me rastin e ngjitjes në Kategorinë II të KF Bulqiza Të dashur miq, Jemi mbledhur sot në një event shumë të rëndësishëm, madje historik për futbollin e Bulqizës. KF Bulqiza, për herë të parë po ngjitet denjësisht në Kategorinë e dytë, si një skuadër e konsoliduar, që edhe pse u organizua pas shumë vitesh, ia doli të fitojë me rezultate të thella në shumicën e ndeshjeve që zhvilloi gjatë vitit të kaluar. Pavarësisht skepticizmit të disave të cilët i vlerësojnë prioritetet e qeverisjes vendore varësisht nevojave emergjente, unë e them pa hezitimin më të vogël se ringritja e KF Bulqiza ka qenë një nga synimet e mia të rëndësishme, që para se të merrja drejtimin e bashkisë tonë. Kjo vjen nga disa arsye. E para, dua ta theksoj që në fillim se një qytet i shëndetshëm dhe aktiv, njeh vlerën e jetesës aktive, aktivitetit fizik dhe sportit. Kjo nxit jo vetëm zhvillimin e jetës sociale brenda qytetit, por edhe ndërtimin e mjediseve dhe krijimin e kushteve për aktivitet fizik dhe jetë aktive për të gjithë qytetarët.

 

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button