Aktualitet i ditësPolitikëShqipëria

KKT miraton lejet e ndërtimit për hekurudhën Tiranë-Durrës

Leja e ndërtimit për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, ajo për centralin fotovoltaik të Qyrsaqit si apo Porti i Jahteve Marina Rodon janë disa lejet që Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e tij të parë qysh nga nisja e punës së qeverisë së re.

Në total bëhet fjalë për 17 vendime ku nuk mungojnë edhe projekte të tjera të lidhura me kolaudimin e makinave ku Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka aplikuar për rikonstruksione apo zyrat modulare të agjencive doganore nga Autoriteti Portual Durrës.

Një tjetër projekt që bie në sy është ai për Dajtin ku kompania Dajti Ekspres kërkon që të zhvillojë objektin masterplan Hotel & Vileta Ish- Kampi i Pionereve Dajt”. Një tjetër kompleks turistik do të zhvillohet në zonën e Fushë-Arrzit në Shkodër.

Sa i takon projekteve të miratuara mund të themi se linja hekurudhore Tiranë-Durrës dhe lidhja e saj e re me Rinasin do të zbatohet nga kompania INC spa e cila u shpall fituese një vit më parë ndëkrohë që autoriteti kontraktor mbetet Hekurudha Shqiptare. Kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (ËBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.

Sa i takon ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike dhe fotovoltaike në digën e Qyrsaqit në Kaskadën e Drinit, autoriteti publik që ka aplikuar është Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Për KESH ky projekt do të jetë i dyti që dot ë zbatohet me një kapacitet të instaluar 5.1 MË ndërkohë që më herët Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim aprovoi mbështetjen për projektin 12.9 MË në vlerën 9.1 milionë euro.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: