Dibër të MadheDibra MarketingKlinika dentare dhe FarmaciLOKALEPërditshmëriRajoniReklame

Klinika Dentare “Teuta Dovolani” Dibër e Madhe

Sherbim miqesore per nje shendet me te mire

Share

Kjo klinike e njohur ne qytetin e Dibres se Madhe ka si synim kryesor të saj promovimin e shëndetit oral si dhe ofrimin e shërbimeve dentare komplekse dhe trajtimin e sëmundjeve të gojës nëpërmjet një shërbimi të specializuar dhe profesional të niveleve të larta.

Ky shërbim bëhet i mundur në sajë të profesionalizmit dhe cilësisë së punës që ofrohet nga stomatologe Teuta Dovolani  me shumë eksperiencë ne kete Klinike.

Klinika Dentare “Teuta Dovolani” ofron shërbimin më të mirë të mundshëm dentar në një ambient profesional, duke u ofruar pacientëve një eksperiencë miqësore dhe mirë-informuar.

Në kete klinike  kryhen të gjitha llojet e punimeve, nga më të thjeshtat deri tek ato me të ndërlikuarat, pra, që nga pastrimi i gurëzave, zbardhimi i dhëmbëve, mbushjet e gradave të ndryshme, ekstraksionet (heqjet e thjeshta dhe ato kirurgjikale), vendosja e dhëmbëve me te gjitha metodat bashkëkohore, që aplikohen në fushën e stomatologjisë.

Zgjedhja e materialeve bëhet në bazë të eksperiencës profesionale në mënyrë që t’i garantojmë pacientit rezultate optimale në trajtimin e dhëmbëve.

Nuk ka dyshime që Dibra e Madhe ka pësuar ndryshime rrënjësore në fushën e shërbimeve mjekësore në dy dekadat e fundit. Objektivi ynë është ti ofrojmë pacientëve shërbimet dentare më të mira të mundshme

Higjena dhe parandalimi i sëmundjeve orale

Parandalimi është mënyra më e sigurtë për të pasur një buzëqeshje perfekte dhe të shëndetshme. Një higjenë e përditshme korrekte mundëson parandalimin e problemeve të shumta dentare si kariesi, gingiviti dhe paradontiti, duke garantuar dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur për të gjithë jetën. Përveç masave vetjake është e këshilluar një kontroll tek dentisti dy herë në vit.

Adresa : Perballe Hotel Venec ose bar Fuzion

Nr kontakti : +389 71 932 720

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button