Lajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriPersonaliteteShqipëria

KLP shkarkon prokuroren e Dibrës Belina Zeneli

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi të hënën kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e prokurores së Dibrës, Belina Zeneli. Kjo e fundit u gjet nga KLP përgjegjëse për “mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve”.

Hetimi ndaj magjistrates nisi pas ankesës së depozituar në ILD nga Prokurori i Përgjithshëm. Gjatë seancës dëgjimore me palët, Zeneli i kundërshtoi gjetjet e ILD-së dhe cilësoi masën e kërkuar të ashpër. Ajo pretendoi se kishte pasur ngarkesë të lartë në punë dhe këmbënguli se dosjet në fjalë kishin marrë zgjidhje prej saj.

Por ILD këmbënguli se veprimet e magjistrates kishin sjellë “pasoja në dhënien e drejtësisë dhe kanë cënuar imazhin e  organit të akuzës duke ulur besimin e publikut tek drejtësia”. KLP pranoi kërkesën dhe vendosi shkarkimin e prokurores nga detyra./bulqizaime.al/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: