BulqizëGuida dhe guiderLOKALE

Komuna e Zerqanit

Vend mahnites

Share

ANALIZE FIZIKO – GJEOMORFOLOGJIKE E KOMUNES SE ZERQANIT

1.POZITA GJEOGRAFIKE E ZONES

Komuna e Zerqanit gjendet ne krahinen Malore Qendrore dhe shtrihet ne skajin jug-lindor te vargmaleve te Lures,midis bllokut malor te Dhoksit dhe atij te Ballgjajt me nje siperfaqe prej 127.5 km2.Fshatrat e Komunes vendosen ne dy shpatet e lugines se Bulqizes midis Ures se Qytetit dhe Ures se Cerenecit.
Qendra e Komunes,Zerqani eshte 16 km ne lindje te Bulqizes dhe 37 km ne jug te qytetit te Peshkopise,i cili eshte dhe qendra e Qarkut te Dibres.
Komuna e Zerqanit kufizohet:
-Ne lindje me Komunen e Gjorices dhe te Ostrenit
-Ne perendim me Komunen e Fushe-Bulqizez dhe Komunen e Martaneshit.
-Ne jug me Komunen e Martaneshit dhe Komunen e Ostrenit.
-Ne veri me Komunen e Shupenzes.
Shtrirja ne qender te Rrethit te Bulqizes,ne dy anet e lugines se Bulqizes ku kalon rruga e “Arberit”,e ben kete Komune nyje te rendesishme administrative e social-ekonomike jo vetem per Rrethin e Bulqizes por edhe me tej.

R E L I E V I

Komuna Zerqan karakterizohet nga nje reliev kryesisht malor,ndersa pergjate lugines se zallit te Bulqizes relievi eshte kodrinor i valezuar dhe pershkohet nga rrjedhje te shumta ujore.

K L I M A

Komuna Zerqan ben pjese ne klimen e nenzones mesdhetare malore lindore,me dimer te ftohte e te lagesht dhe me vere te nxehte e te thate,klime e cila percaktohet nga relievi kryesisht malor dhe hapja e gjere ne lindje drejt pellgut te Dibres.Ditet me diell variojne nga 20 dite ne janar(8-9 ore ne dite) deri ne 31 dite gjate korrikut dhe gushtit(13 ore ne dite),kurse zgjatja vjetore e diellezimit prej afro 2250 oresh krijon kushte te pershtatshme per kultivimin e kulturave bujqesore te zones.
Temperatura mesatare ne Komunes Zerqan varjon nga 7-10 grade C ne zonen kodrinore deri 2-6 grade C ne zonen malore.Vlerat me te ulta shkoje deri ne -18 ,-20 grade C ne periudhen e dimrit,kurse ato me te lartat deri 38 grade ne muajin korrik.Ditet me ngrica jane mesatarisht 120-150 dite ne vit,kurse ne malet kufizuese 180-220 dite ne vit.
Reshjet arrijne nje mesatare vjetore 1100-1200 mm.Stina me e lagesht eshte dimri me rreth 363 mm reshje dedore e shiu,duke u pasuar nga vjeshta me rreth 173 mm,pranvera me 245 mm dhe vera me 108 mm,pra sic shihet reshjet kane nje shperndarje relativisht te rregullt.Maksimumi i reshjeve per 24 ore eshte rreth 100 mm,ndersa reshjet e bores krijojne shtrese me lartesi 60-70 cm kryesisht gjate periudhes se dimrit ne muajt dhjetor-janar-shkurt.

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button