AktualitetAktualitet i ditësShqipëria

Koronavirusi i merr jetën mjekut Gerond Husi në moshën 49-vjeçare

“E pabesueshme”! Koronavirusi i merr jetën mjekut në moshën 49-vjeçare, mesazhi prekës i Tritan Kalos

TIRANË

Ka ndërruar jetë nga Koronavirusi mjeku Gerond Husi, në moshën 49-vjecare. Lajmin e hidhur e ben te ditur mjeku infeksionit, Tritan Kalo.

Mesazhi i Kalos:

Kohë kovidiane….13.03.2021….E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë….Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht….Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. GERON HUSI….Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai….

Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor….I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte…

 

 

Kam mbi 30 vite njohje personale me Dr. Gerin, ndaj edhe tash që po hedh këto fjalë në FB tim ende nuk më besohet se është ky takimi im i fundit me të…Buzëqeshja, optimizmi dhe humori yt do mbeten përjetësisht të skalitura në mëndjen time….Dr. Matildës dhe Ergit ju shpreh ngushëlimet më vëllazërore…..

Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për Mjekun, Bashkëshortin, Babain dhe Kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin… U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik!!!

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: