Lajme nga DibraPërditshmëriShqipëria

Krim brenda familjes ne Klos, vritet 48-te vjeçari

Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit. Dyshohet se Ylber Elezi, 48 vjeç është goditur nga familjarët e tij pas një sherri në familje. Nuk ka ende shumë të dhëna për rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se Ylber Elezi është goditur në kokë.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit është dashur të thyejë derën e banesës për tu futur brenda. Ndërkohë që kanë konstatuar se bashkëshortja dhe vajza të ishin brenda, dhe kanë thënë se Ylberi ishte në gjumë.

Policia e Matit ka shoqëruar bashkëshorten dhe vajzën për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje.

Huazuar nga /albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button