Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriPersonalitetePolitikëShqipëria

Kryemadhi: Bashës po i bëj dosjen për burg gati, nuk e fal

Share

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur mbrëmjen e së enjtes se po përgatit një dosje për Lulzim Bashën dhe të gjithë ekipin e tij për përfitimet, sipas saj, në kurriz të kauzave të opozitës.

Kryemadhi tha se Lulzim Basha po përfiton nga koncesioni në Portin e Durrësit por dhe nga koncesione të tjera të qeverisë Rama.

“Ky edhe sloganin e kishte ‘Shqipëria Fiton’ dhe ai strategjisti vet thonte se ne nga Shqipëria Fiton duhet të themi Basha fiton. Dhe nga të gjithë kjo histori Basha fitoi. Basha fitoi Portin e Durrësit, Basha ka fituar dhe shumë koncesione të tjera. Atë Portin e Durrësit, me Moveo SRL, Moveo Al, Moveo Teknologji. Që do të shiten apartamente me pamje nga deti apo pamje nga mali. Çfarë do të bëjë ai? Me atë duhet të merret drejtësia shqiptare,’ u shpreh kryetarja e LSI në emisionin “Të Pa Ekspozuarit”, tha Kryemadhi.

Ylli Rakipi: A keni prova që ky është i korruptuar thellësisht?

“Me prit Ylli Rakipi se unë po nuk pata prova nuk filloj të flas. Më lër ta formatoj të gjithë dosjen. Se nuk e fal. Unë ja kam thënë dhe Lulzim Bashës. Ja kam thënë dhe para zgjedhjeve. Zotëri po më tradhtove unë nuk jam si Ilir Meta që ka hallin e integrimit evropian. Mua po më tradhtove nuk të ndahem. Po më tradhtove për allishverishe nuk ta fal. Çdo gjë do t’i shkoj deri në fund Lulzim Bashës me gjithë shpurën e vet që nga çështja Babale meqë e keni zotërinë mbrapa këtu. Që më kërkonte Edi Rama të sulmoja Fatmir Xhafën. Dhe i kam thënë unë nuk kam punë me Fatmir Xhafën”, përfundoi shefja e LSI./albeu.com/

Një kafe nga ju!

Back to top button