Aktualitet i ditësShqipëria

Kryeministri Rama bën vaksinën anti-covid

Pas Shefes së Infektivit, Najada Çomo, i dyti në radhë që ka bërë vaksinën anti-covid, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama.

Rama deklaroi më herët se do ta bënte sot vaksinën anticovid, jashtë radhe në shenjë sensibilizuese për të gjithë skeptikët.

Ndërkohë që fill pas Ramës, vaksinën e bëri infeksionisti Pëllumb Pipero dhe më pas mjeku Tritan Kalo.

Siç është bërë tashmë e ditur, të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit. Kreu i qeverisë Rama tha pak më parë, se janë 975 doza vaksinat e para që kanë mbërritur në vendin tonë, nga një vend i BE-së.

Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin “Air Albania’’.
(BalkanWeb)

 

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: