Aktualitet dhe LajmeAmbjente për videoklipeBare dhe RestoranteBulqizëCampingjeGuida dhe guiderHostele dhe BujtinaInformacion TuristikLajme nga DibraPërditshmëriProdukte DibreVisit Diber

Kulla Hupi, bujtina që po zhvillon turizmin në Bulqizë

Share

 

Nëse doni një përvojë të vërtetë tradicionale në malet e Shqipërisë, ky është vendi më i mirë për ju!

Turizmi malor dhe kulturor që ofrohet nga bujtinat e familjeve veriore njihet për mikpritjen dhe bujarinë e tyre të madhe. Por kujt mund t’i kishte shkuar ndër mend se në Bulqizë, në fshatin Lepurakë,në këtë cep të kësaj qyteze të vogël, do të ndodhej një bujtinë që pret mijëra vizitorë vendas dhe të huaj.

Kulla shekullore Hupi, ???? bujtinë në fshatin Lepurakë në Bulqizë, Dibër, Shqipëri.


Një kullë me histori e traditë, tre herë e djegur në luftëra në historinë e saj 200 vjeçare, me dhomat e luftës dhe frëngjitë origjinale (dritare të vjetra për vendluftime në të kaluarën), që ofron ushqimin tradicional ???????????????????? dhe natyral ???????? të zonës.

Shërbim dhe eksperienca të veçanta ???? për të përjetuar parajsën në tokë ???????? , në mes tyre edhe çiklizmi malor ????‍♂️, një aktivitet i rëndësishëm shtesë gjatë pushimeve të vizitorëve.

 

Në bujtinë ofrohen disa produkte tradicionale të zonës si mollë,kumbulla, dardha, lajthi, qumështi dhe nënproduktet e tij, mishi dhe veza e freskët, peshku i lumit, rakia e thanës e shumë produkte të tjera të zonës të cilat Juliani pjesën më të madhe  i siguron nga kopshti i tij dhe një pjesë nga fermerët e zonave përreth, produkte të cilat shquhen për cilësinë dhe vlerat që ato mbartin.

Tek Kulla Hupi do gjeni nje vend te bollshem per parking makinash

Ju mirepresim tek Kulla Hupi

Kanalet tona ne rrjetet sociale

1- Na gjeni Instagram kulla jupi

2 – Ne facebook Kulla Hupi

3 – Ne booking Kulla Hupi 

Per cdo pronotim apo informacion ky eshte edhe nr i cel +355 068 83 73793

Email: kullahupi.al@gmail.com

Kjo eshte adresa ne google map e Kulles Hupi

Një kafe nga ju!

Back to top button