Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriShqipëriaVisit Diber

KUNGULLI PJESË E TRYEZËS DIBRANE! Tradita që vazhdon nga gjenerata në gjeneratë

Share

Në të kaluarën sipas dibranëve sidomos në sezonin dimëror kungulli ka qenë prezent në orët e mbrëmjes në të gjithë sofrat dibrane. Nga gjenerata në gjeneratë kjo traditë ka ngelur dhe vazhdon deri më sot. Në tregun e gjelbër të Dibrës edhe këto ditë dominon shitja e kungullit

Vjollca SADIKU

Dibër, 23 janar- Dibranët edhe gjatë pandemisë por edhe pas pandemisë, një vëmendje të veçantë i kanë kushtuar ushqimeve bio dhe të pasura me vitamina. Fryti i kungullit është shumë i kërkuar dhe i përdorur në këtë sezon nga secila familje dibrane. Rajoni i Dibrës posedon kushte shumë të mira për prodhimtarin e kungullit. Bëhet fjalë për fryt i cili sipas dibranëve të moshuar tradicionalisht dhe në mënyrë masive është përdorur në të kaluarën por edhe sot. Ekspertët thonë se kungulli ka një vend të veçantë edhe në mbrojtjen e shëndetit, meqë posedon elemente e sidomos fibra të nevojshme për mirëmbajtje të shëndetit. Një situatë e këtillë ka përcaktuar bujqit dibran, që ata të mbjellin në fushat e tyre. Sot, në fushën e Dibrës mesatarisht çdo vit prodhohen afro 100 ton kungull.

 

Mënyra e kultivimit të kungullit, vlerat ushqyese të tij si dhe çmimi shumë i ulët ka ndikuar që ky frutë të përdoret shekuj me radhë në krahinën e Dibrës. Në të kaluarën sipas dibranëve sidomos në sezonin dimëror kungulli ka qenë prezent në orët e mbrëmjes në të gjithë sofrat dibrane. Nga gjenerata në gjeneratë kjo traditë ka ngelur dhe vazhdon deri më sot. Në tregun e gjelbër të Dibrës edhe këto ditë dominon shitja e kungullit. Në bisedën që patëm me anëtarin të një familje të njohur dibrane që merret me bujqësi Ejup Klloboçishta, u informuam se blerja e kungullit është e përditshme pothuajse nga të gjithë familjet dibrane. Ejupi thotë se në fushën e tij për çdo vit mbjell këtë frutë meqë ka një garanci se ai do të shitet. Dibranët përdorin këtë frutë meqë ka shumë veti kuruese që mbron dhe shëndetin e njeriut si dhe për çmimin e ulët që shitet ai. “Çmimi për një kilogram kungull është vetëm 20 denarë. Duke marrë parasysh këtë çmim të ulët por edhe kualitetin e frytit, mund të themi se stimulon blerjen e këtij fryti”, thotë Ejup Klloboçishta. Në Dibër sipas tij prodhohen disa lloj të kungullit të cilët kanë kualitet shumë të lartë për shkak të kushteve klimatike dhe tokës pjellore. Në sezonin dimëror pothuajse nuk ka familje në Dibër që pas darkës nuk përdor kungull.

Rreth kultivimit masiv të kungullit në Dibër biseduam edhe me kryeshefin e Njësisë së Ministrisë së Bujqësisë, Arben Mulladauti. Ai pohon se përdorimi i kungullit në Dibër ka një traditë shekullore. Të dhënat të institucioneve thonë se në shumë pjesë së fushës së Dibrës kultivohen sasi të mëdha të kungullit. Por, në veçanti kungulli është prezent në fushat e fshatrave kufitare Spas, Sollokiq, Konjar etj. Të dhënat e bujqve dibran thonë se mesatarisht gjatë një viti në fushat e Dibrës kultivohen rreth 100 ton kungull. Mulladauti thekson se edhe pse nuk ka një grumbullim të organizuar, bujqit nuk i tremben prodhimtarisë të kungullit meqë e dinë se kungulli do të shitet. Kungulli është prezent në të gjithë tryezat dibrane meqë përdorimi i tij tani më është traditë. Poashtu për kungullin nuk ka subvencionime nga ana e shtetit por përsëri interesi i madh për ta përdorur atë si ushqim garanton shitjen.

Në të kaluarën në Odat dibrane ku është kuvenduar në raste të ndryshme përveç kafesë përdorimi i kungullit ka qenë i patjetërsueshëm. Në bisedën që patëm me Qauserin e cila jeton vitet e 90-ta ajo na tregoi se muhabetet dibrane gjithmonë kanë qenë të përcjellur edhe me përdorimin e kungullit. Dibra siç thotë ajo, sidomos në të kaluarën shpesh herë për shkaqe politike është ndeshur me kriza ekonomike. Burrat kanë kuvenduar duke përdorur këtë frutë- perim. Krizat ekonomike në shumë etapa kishin boshatisur xhepat e popullatës, andaj edhe përdorimi i kungullit ka qenë një rrugëdalje në këta momente. Por, më vonë përdorimi i kungullit ka qenë edhe një element tradicional. Poashtu është për të theksuar edhe fakti se kungulli është përdorur edhe si ushqim i shëndetshëm meqë ai posedon elemente shumë të nevojshme për trupin e njeriut. Kungulli është një depo e vitaminave dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre është e pranishme në farat por edhe tulin e kungullit, thonë mjekët. (koha.mk) 

Një kafe nga ju!

Back to top button