Aktualitet i ditësLajmi i funditPolitikëRajoniShqipëria

Kurti i përgjigjet “flakë për flakë” Ramës: Kjo është detyra e çdo shqiptari!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama ditën e sotme, të bëra në konferencën me kancelaren Angela Merkel.

Rama deklaroi se Albin Kurti po krijon teori konspirative në lidhje me Open Ballkan.

Pas takimitë të Kurtit me Angela  Merkel, ai iu përgjigj hapur edhe akuzën me një tjetër akuzë ndaj kryeministrit Rama.

“Është detyrë e çdo shqiptari se ku duhet të jetë trysnia e ndërkombëtarëve, mbi Serbinë dhe jo mbi Kosovë…”- tha ndër të tjera Kurti duke akuzuar Ramën.

Pjesë nga deklarata e Kurtit:

“Kancelarja gjermane tha që Procesi i Berlinit është korniza edhe rruga për integrimin e 6 vendeve të rajonit në BE. Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë, që të mos ketë variante të tjera. Theksova që nuk duhet të ketë fonde evropiane pa vlera evropiane.

Theksova që janë 4 elemente te domosdoshme që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë, në rrugëtimin evropian, dhe janë sundimi i ligjit që vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, e dyta demokratizimi, që vepron kundër autokratëve, e treta është ballafaqimi me të kaluarën që nuk lejon në liri të ketë kriminel të luftës dhe aq më pak në pushtet, dhe e katërta është reciprociteti i të drejtave të pakicave në kundërshtim me hegjemonitë nacionaliste në Ballkan.

Statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm, e theksova që Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2008 kur e ka shpallur pavarësinë.

Ne jemi për marrëdhënie të mira rajonale dhe fqinjësore por nuk mund ta kompesojmë as me shtetësi as me territor Serbinë për humbjet si shtet që ia ka shkaktuar regjimi i Millosheviçit.

Ne nuk besojmë që iniciativat rajonale duhet të bëhen pa BE-në brenda. Dallimi mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur është që në të dytën nuk e kemi BE-në. /albeu.com/

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: