Aktualitet i ditësPersonaliteteShqipëria

LAJM I FUNDIT/ Infektohet me Covid 19 Erion Veliaj!

Lajme jo të mira...!

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv me Covid 19 pas testimeve që i janë kryer.

Veliaj, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan se gjendja e tij dhe e familjes është e mirë, ndërsa shton se për disa ditë do ti duhet që të punojë nga shtëpia, për të mos rrezikuar shëndetin e personave të tjerë.

Veliaj bëhet kështu zyrtari i parë i lartë që preket nga Covid 19 në vendin tonë, ndërsa apelon të gjithë qytetarët që të mbajnë maska, dhe të jenë të kujdesshëm me rregullat e higjenës.

Postimi i Veliajt: Miq, pas testit më njofuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM…

JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!

Lajm i huazuar nga (E.K/Faxweb.al)

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: