Aktualitet i ditësLajme nga DibraLajmi i funditShqipëria

Lajm i mirë/ Asfaltohet rruga lidhëse mes Klosit e Rrugës së Arbrit

Vijojnë përgatitjet për të hapur qarkullimin e të gjitha llojeve të automjeteve në rrugën e Arbrit me datë 29 Nëntor siç ka lajmëruar vetë kryeministri Edi Rama. Që prej ditës së djeshme ka nisur puna për asfaltimin e rrugës lidhëse të rrugës së Arbrit në fshatin Fshat.

Makineritë e firms zbatuese të projektit të rrugës së Abrit po vijojnë punën intensivisht që të kapin afatet kohore në mënyrë që me datë 29 Nëntor, ditën e festës së çlirimit të vendit ky aks të jetë i aksesueshëm për të gjithë.

Tashmë është bërë hedhja e shtresës së parë asfaltike në të gjithë aksin nga rreth-rrotullimi tek vendi i quajtur “Mani i zi” deri në afërsi të Urës së fshatit Fshat.

Me gjithë përshpejtimin e punimeve për hapjen e qarkullimit në  këtë rrugë, momentalisht do të përdoret ura e vjetër e fshatit e cila është me një sens lëvizjeje, deri në ndërtimin e urës së re paralele me atë ekzistuese. Gjithsesi hapja e qarkullimit të automjeteve në rrugën e Arbrit drejt Tiranës duke përdorur bajpasin e Murrizit është një lajm i mirëpritur nga të gjithë banorët e Qarkut Dibër. /mattv.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: