Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëri

Lajmet e Policisë nga Qarku Dibër

Share

Njoftim për Media

DVP Dibër/Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të
tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Postës së Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin XH. D., 47 vjeç,
banues në Klos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Dibër arrestuan në
flagrancë shtetasit:
-F. B. 58 vjeç, banues në Dibër, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar
automjetin, në gjendje të dehur;
-F. L., 48 vjeç, banues në Klos, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin, pa
dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në
Prokurori për shtetasit:
-A. S., 36 vjeç, banues në Dibër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi
dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta,
shtetasin H. M., 56 vjeç;
-D. G., 26 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u
kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Krastë-Bulqizë, duke transportuar lëndë
drusore, pa dokumentacionin përkatës.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në
Prokurori për shtetasin D. Gj., banues në Burrel, administrator i një aktiviteti privat
(pishinë), pasi dyshohet nuk ka respektuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë një i
mitur është rrezuar nga një lartësi 3 metra. I mituri po merr aktualisht asistencë mjekësore,
jashtë rrezikut për jetën.

U referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,
për "Ngjarje aksidentale", për rastet në vijim :
-Shtetasja N. Z., 77 vjeçe, banuese në Bulqizë, duke ecur në këmbë, në një terren malor,
dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë në anë të rrugës. Si pasojë, 77-vjeçarja
ka humbur jetën.
-Shtetasi E. C., 31 vjeç, banues në Shupenzë, duke udhëtuar me kalë, dyshohet se
aksidentalisht është rrëzuar duke pësuar dëmtime në trup. Ky shtetas ndodhet në spital,
jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Një kafe nga ju!

Back to top button