Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëri

Lajmi fundit: Dibër, humb jetën 15 vjeçari në lumin Drinin e Zi

Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 14: 10 të ditës së sotme në Lumin Drini i Zi. Ali Lita 15 ka humbur jetën pasi është mbytur në ujërat e lumit Drin. 15 vjeçari , nxënës i klasës së 9-të, ka qenë bashkë me shokët e klasës, në ekskursion në lumin Drin në fshatin Potgorcë. 15 vjeçari është futur për tu larë në lumë, dhe nuk ka mundur të dalë. Trupi i tij është gjetur rreth 5 km më poshtë, në fshatin Gradec, nga disa pushues që bënin plazh në këtë zonë. Sipas informacioneve nxënësit kishin shkuar të organizuar në eskursion, pas mbarimit të klasës së 9-ntë.

Policia Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një kafe nga ju!

Back to top button