Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriPersonalitetePeshkopi

Lamtumirë inxhinieri i njohur dibran, Besnik Alliu

Share

R.I.P inxhinier Besnik Alliu
Sot ju dha lamtumira e fundit intelektualit dhe inxhinierit Besnik Alliu. Një qytetar model, pas-ardhës i familjes së shquar të Allijve nga Zerqani që kanë nxjerrë plejada intelektualësh të shquar, që i kanë dhënë shumë shoqërisë Dibrane dhe asaj kombëtare.
Jan shumë vepra inxhinierike që kanë stampën dhe mendjen e inxhinier Besnik Alliut anembanë Dibrës, që nga kanale vaditëse, vepra ujëmbledhësi, prita dhe vepra ujore, ujësjellës, rrugë, pallate dhe deri tek studimet urbane dhe analiza teknike e kostove bankare të fushës së ndërtimit.
Që sot, qytetit të Peshkopisë do t’i mungojë dhe një qytetar model dhe intelektual i mirfilltë si Besnik Alliu. Qofsh banor i Xhenetit inxhinier Besnik Alliu.

Një kafe nga ju!

Back to top button