Aktualitet i ditësLajme nga DibraShqipëriaSport dhe Fitnes

Largohet Agim Canaj. Fehmi Mziu prezanton trajnerin e ri

Artan Mërgjyshi do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Korabit. Burime të besueshme bëjnë me dije që “timonieri” i njohur ka arritur sot akordin me drejtuesit dibranë për të drejtuar ekipin në edicionin e ri futbollistik.

Mësohet se tekniku kryeqytetas ka firmosur një kontratë që e lidh me Korabin për sezonin e ardhshëm. Objektivi është i qartë: Ngjitja në Superiore. Nëse do të arrihet nga Mërgjyshi ky objektiv, kontrata e tij do të rinovohet automatikisht. Gjithashtu bëhet me dije që trajneri Agim Canaj ka dhënë dorëheqjen e prej ditësh te Korabi kanë qenë në kërkim të trajnerit të ri.

Newsport.al kontaktoi për këtë administratorin Fehmi Mziu, i cili tregoi për gjetjen e akordit me Mërgjyshin. “Po, është e vërtetë që kemi rënë dakord dhe kemi firmosur me trajnerin Mërgjyshin. Ai do të jetë në krye të skuadrës për sezonin e ri futbollistik. Canaj dha dorëheqjen nga drejtimi i ekipit dhe kësisoj arritëm marrëveshjen me një trajner që e njeh mirë ambientin dibran”, përfundoi shkurtimisht Mziu.

Kujtojmë që Mërgjyshi ishte pjesë e Korabit para 3 sezonesh, atëherë kur dibranët garuan mes më të mirëve në elitë.

Lajm i huazuar nga www.mattv.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: