Thenje dhe aforizma

Leksion nga nje dibran!

Tregon Mehdi Kaloshi: “Moti kapën nji djalë nja dhetë vjeç tue pre hardhitë e nji komshiu.
Djali kishte marrë kmesën e, si kishte kapërcye gardhin e vneshtës së komshiut, kishte pre dhetë rrajë rrushi. E kapi roja e e çoi në derë të zotit të vneshtës. Në ato koha nuk merrej kush me fmit, atyne nuk u flitej asnji fjalë e keqe, për me i rraftë, as që mendohej. I zoti i vneshtës e çoi fmin’ ke baba i vetë. I thotë babës
se djalit:
– Kjo asht kmesa. Me këtë kmesë djali yt më ka pre dhetë rrajë rrushi.
-E po ky fmijë asht, ene i ka pre, nuk ke ç’i ban.
– Kështu mendon ti?
– Po si të mendoj ndryshe?
Shkuen në Kanun e zgjidhja e ktij problemi iu besue dy pleqve të
mençëm. Ata e morën djalin e ri në pyetje. Njeni prej tyne i bani kët
pyetje:
– Ti hyne në vneshtë me granë rrush, apo me pre hardhitë?
Me pre hardhitë.
Po pse, të kishte ba ndonji gja të keqe komshiu yt?
– Mue nuk më ka ba, por i ka ba babës.
– Ç’të keqe i ka ba?
– Nuk e di, por baba e shan shumë atë e unë prandaj shkova e ia preva
hardhitë
Pleqtë morën pastaj babën e djalit e i thanë:
– Fajtor për sjelljen e djalit je ti, se ti ke sha komshin ndër sy të djalit,
e jo njihere, por disa herë. Djali ka qanë mbush me urrejtje për komshin
e e qiti atë tue i pre rrushin. Dënohesh me premjen e nji dynymi nga
vneshta jote. Marre nga libri “Kanuni i Dibrës”
?Shperndaje nëse te pëlqen ?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: