Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriPersonaliteteShqipëria

Letër e hapur : – Drejtuar të gjithë dibranëve kudo ndodhen

Share

Nga Majlinda Hoxha:

Të gjithë ne, shqiptarët, veçanërisht dibranët, jemi duke u përballur me një sfidë të re ekzistenciale, përballë së cilës na ka vendosur qeveria aktuale me idenë e fundit për ndërtimin i hec-it të Skavicës.
Gjithmonë kur është folur për Skavicën kam qenë një oponencë e fortë ndaj këtij projekti, por pas Tetorit të 2021-it kur dukej se projekti ishte një fakt i pakundërshtueshëm, dhe në rrugë për t’u zbatuar plotësisht në versionin e tij më të keq(shkatërrues) për Dibrën, ndjeva se duhej të angazhohesha shumë më shumë.
Fatmirësisht pashë shumë patriotë dhe më shumë zëra që po dëgjoheshin kundër. U mundova të lidhem me çdokënd për të parë potencialin, dëshirën, çiltërsinë për ta kundërshtuar fort këtë projekt dhe për ta mbrojtur më fuqishëm vendlindjen tonë.
Pati nga ata që ishin ca të lëkundur, nëse duhej ndërtuar ky version apo tjetri, apo nëse këtë herë “lufta” do ishte më e vështirë, por në fund shumica ishin për NJË JO TË MADHE, KUNDËR ÇDO VARIANTI , PAVARËSISHT PROJEKTEVE “TË VOGËL” OSE “TË MADH”, POR QË SECILI DO TË VARROSTE PËRJETËSISHT HAMBARIN E DIBRËS !!
Kaq më duhej mua për ta parë të gjithë panoramën pozitivisht.
Në gjithë këto muaj është parë puna e të gjithë aktivistëve në terren apo virtualisht, madje po përfshihen edhe organizma ndërkombëtare…
Por, gjatë këtyre muajve nuk kemi arritur akoma masivizimin sa duhet të lëvizjes së protestave kundër këtij projekti SHKATËRRUES PËR DIBRËN dhe jo vetëm. Aq më shumë kur kemi aktuale skandalet me projektet e inceneratorëve apo Fierzën e tharë, TAP etj. Prandaj na duhet një lëvizje më e fuqishme.
Të premten u dha një dokumentar kushtuar Dibrës dhe traditave dibrane, dhe ajo çfarë u përmend më së tepërmi ishte trimëria jonë për të mbrojtur trojet dhe fakti histrorik i pamohueshëm i bashkimit dhe veprimit në kohët më kritike për kombin.
Fatkeqësisht edhe sot , Dibra dhe DIBRANËT ndodhen përpara sfidave të mëdha për ekzistencë!
Prandaj duhet të veprojmë më shumë e më të vendosur e mbi të gjitha TË BASHKUAR!
Ky është konkluzioni që kemi nxjerrë të gjithë ne që jemi angazhur për këtë çështje. Nuk po përmend asnjë emër për të respektuar gjithësecilin dhe për t’i lënë vend gjithkujt që do na bashkohet në të ardhmen.
Prandaj, ftoj të gjithë kryetarët e shoqatave brenda dhe jashtë trojeve, aktivistë të pavarur, grupe formale dhe çdokush që dëshiron të kontribuojë për këtë çështje, të na bashkohet, për të formuar një grup udhëheqësie pa asnjë lloj hierarkie por të gjithë të barabartë për të vepruar në të njëjtën linjë kompromisi të përbashkët.
(*Sigurisht që gjithkush që dëshiron të vijojë me aktivitetin e tij, është mëse i respektuar, mjafton që të ndihmojë për çështjen në fjalë).
* Së pari, duhet të mblidhemi dhe t’i dërgojmë një letër të hapur kryeministrit të Shqipërisë, për t’i bërë më dije qëndrimin tonë dhe në rast mosrespektimi do jetë ai personalisht që do mbajë pasojat në vazhdim…
* Së dyti, duhet të jemi bashkë për të ftuar të gjitha organizmat ndërkombëtarë në vlerësimin real të çështjes dhe marrjen e masave sipas ligjeve ndërkombëtare.
* Së treti, për transparencë të gjithkujt që kontribuon për çështjen, qoftë ajo akademike, hulumtuese apo monetare. Rasti në fjalë ka nevojë për të gjitha këto.
* Së katërti, për gjithëprfshirje. Sepse Dibra është e të gjithë neve që kemi lindur atje dhe e të gjithë shqiptarëve që preken indirekt nga kjo politikë shkatërruese, antikombëtare.
* Së pesti (shumë e rëndësishme) bashkë NE mund ta dërgojmë çështjen deri aty sa të bëhet një ligj i veçantë që asnjë qeveri të mos diskutojë më përmbytjen e tokave tona dhe shfarosjen e historisë, identitetit dibran.

Unë, përsonalisht do jem në Podgoricë në fillim të Prillit enkas për të diskutuar me organizatat ambientaliste të gjithë Ballkanit dhe në fund të Prillit në Portugali- me ftesë të organizatës mëmë në Bruksel, për ta ngritur problematikën edhe në rang evropian. Por, e gjitha kjo nuk është mjaftueshëm pa mobilizimin tonë të përbashkët.
Prandaj, le të nisim që nga ky moment dhe të kontaktojmë ata/o që njohim, njëri-tjetrin dhe të krijojmë zingjirin që nuk do jetë e mundur të shkëputet nga asnjë forcë politike, grup të korruptuarish, shërbëtorësh dibranë të qeverisë apo ata që favorizojnë politika aktikombetare.
Kjo është arsyeja pse nuk po lë asnjë kontakt sepse secili duhet të niset vetëm nga një qëllim:
MBROJTJEN E ASAJ CFARË I PËRKET ME LIGJ NATYROR DHE ME KUSHTETUTË -MBROJTJEN E JETËS DHE PRONËS.

Sinqerisht,
Majlinda Hoxha

Back to top button