LOKALEVisit Diber

Liqeni i Zi

Në Kala të Dodës

Share

Megjithëse ka mjaft gojëdhëna te ndryshme, në Kala të Dodës ndodhet një vend që ende është i mbuluar me mister dhe një nga vendet më të bukura dhe piktoreske në të gjithë zonën. Sot i thone “Liqeni i Zi”.Edhe kjo ka legjendën e saj. Tregojnë se pikërisht këtu është mbytur një nuse e re bashkë me burrin e saj. Kishin dalë të dy herët në mëngjes burrë e grua dhe po punonin tokën me qe, që atëherë kjo ishte një pllajë e bukur
e mjaft prodhuese. Kur dielli ishte në të perënduar e toka ishte në përfundim e sipër, duke u lëruar nga qetë sakaq çahet një zgafellë e madhe në mes të saj dhe i përpiu të dy burrë e grua, si dhe qetë bashkë me parmendën dhe zgjedhën.
Flitet se stolitë e florinjta të nuses së re dolën aty ku sot është “Kroi i Mirë”.
Vite me vonë kjo copë are u mbush me ujë e u bë një liqen, që sot në popull quhet “Liqeni i Zi”. Kështu i mbeti nga mallkimi që i bënë banorët për mbytjen e nuses së re. Tek “Kroi i Mirë”, ku thonë se dolën stolitë e nuses ujë të rrjedhshëm, por ujë është mjaft i rënda në të pirë. Udhëtarë të ndryshëm ndaloina tek ky krua dhe shpeshherë lënë dhe ndonjë penj apo diçka tjetër nga rrobat e trupit që kanë veshur dhe pinë ujë.
Kjo lidhet me besëtytnitë se gjoja ky
krua sjell mbarësi.

Per portalin tone nga Shaqir Skarra.

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button