Lajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

MANDATI 3/ Rama premton 1 milion Lekë çdo familjeje të re

Share

Janë zbardhur detaje të reja nga programi i kryeministrit Rama për qeverinë 3. Sipas programit kryeministri Rama, ka premtuar se në mandatin e tretë do të ofrohet 1 milion lekë, si mbështetje financiare për familjet e reja.

Kjo pagesë parashikohet t’i jepet çdo familjeje të re, si ndihmë për pagesën fillestare, ose për zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë.

Programi i strehimit parashikon gjithashtu ndërtimin e 2 mijë banesave në vit, në bashkitë e mëdha me prurje të larta demografike, të cilat do të vihen në funksion të familjeve që nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja.

STREHIMI:

Familjeve të reja do t’u ofrojmë 1 milionë lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë.

Programi i banesave sociale – në bashkitë e mëdha me prurje të lartë demografike, do të ndërtohen rreth 2 mijë banesa në vit për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, përmes një instrumenti të posaçëm të garancisë sovrane nga qeveria. Programi nis brenda vitit 2022 me një fond 100 milionë euro të Bankës Euopiane të Investimeve.

Rrisim numrin e grave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetit rom dhe egjiptian si përfitues prioritar të programit social për strehimin.

Për sa i përket çështjes së pronës dhe problematikave që ajo gjeneron, në programin e qeverisë “Rama 3”, parashikohet të bëhet brenda vitit 2022 legalizimi i të gjitha banesave të shqiptarëve që janë ndërtuall në truall ku mund të legalizohet.

Një aspekt tjetër që ceket gjerësisht në programin qeverisës 2021-2025 është digjitalizimi i kadastrës dhë shërbimeve të pronësisë për tu aksesuar më lehtë dhe pa burokraci nga ana e qytetarëve./albeu.com/

 

Një kafe nga ju!

Back to top button