Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

Manja çon në SPAK drejtoreshën e Agjencisë së Pronave: E përfshirë në korrupsion, e shkarkuam para disa ditësh

Share

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka deklaruar se zyrtarë të lartë të agjencisë së trajtimit të pronave dhe disa drejtues rezultojnë të përfshirë në korrupsion.

Teksa ka dhënë detaje për skemën e korrupsionit të zbardhur nga hetimi disa mujor nga njësia Antikorrupsion, Manja ka shtuar se është koha që SPAK të hetojë në vazhdim.

“Pas një hetimi të gjatë, rezulton se zyrtarja më e lartë e agjencisë së trajtimit të pronave dhe disa drejtues rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do t’ja drejtoj SPAK. Është radha e SPAKUT të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve.

Janë dy skema të dokumentuara nga ana jonë, ku zyrtarët janë përfshirë në abuzim pronash. Ish pronarët që disponojnë vendimet e komisionit të kompensimit të pronave, i disponojnë këto vendime për një kohë të gjatë….

Pas një hetimi të gjatë të kësaj njësie, zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave,  drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës”, tha Manja.

Ministri, i pyetur nga gazetarët se kë kishte çuar në SPAK, tha se bëhej fjalë për drejtoreshën e ATP, Jonida Baçi dhe disa të tjerë.

“Kur flas për zyrtarë të lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, sigurisht e kam për drejtuesen e këtij institucioni të shkarkuar disa ditë më parë me firmë të kryeministrit Edi Rama, kërkuar nga unë. Por janë përfshirë dhe zyrtarë të tjerë”, shtoi Manja./albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button