Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

Mbaron mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, Alibeaj: Berisha të iki, si Basha

Ka mbaruar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, ku pjesëmarrës ishte edhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha.

Alibeaj ka thënë që demokratët duhet të jenë të bashkuar.

“Largimi duhet të ndodhë edhe me Sali Berishën ashtu si Basha. Secili ka detyriminm ta kërkojë këtë.

Qëndrimi është i qartë për këdo, është një atmosferë pushtimi, ajo që është kërkuar nga unë, është që të gjejmë spiralen e bashkimit.

Palët do të duhet të qetësojnë shpirtrat e tyre, në këto 6-7 muaj është zhvilluar një gjuhë e dhunshme, sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë, duke ardhur në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit parlamentar.

Ka një vendim të parlamentit, i cili ka konstituar grupin parlamentar të PD. Për të gjetur gjuhën e përbashkët, duhet bërë disa akte, ndërprerja e gjuhës lincuese, proceset paralele nuk japin sinjale të bashkimit, kjo është kërkesa jonë e vazhdueshme, që demokratët në bazë të bashkohen.

Çfarë është tjetër e rëndësishme, që të jemi fitues, ka një gjë që është e rëndësishme, ashtu si Basha dha dorëheqjen, si simetri duhet të japë dorëheqjen edhe pala tjetër. Ja kemi detyrim njerëzve që ta kërkojmë këtë.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: